Projektligji i Qeverisë i miratuar në Kuvend më 21 dhjetor për përfitimin e amnistisë nuk ka hyrë ende në fuqi pasi nuk është botuar në fletoren zyrtare. Ky draft që parashikon lirimin e 720 të burgosurve, nuk ka marrë pëlqimin e Presidentit dhe nëse Nishani nuk e dekreton brenda 30 ditëve, atëherë ky pr/ligj do të kalojë në heshtje.

Kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Visha ka ngritur si shqetësim vonesën nga Presidenti Nishani për mosdekretimin e këtij ligji, shkruan gazeta “Shqip”. “Ne i themi zgjohu nga gjumi Presidentit se nuk ka mundësi që një amnisti që e kanë miratuar 15 ditë më parë, të rrijë në heshtje. Me dashje Presidenti nuk e ka dekretuar. Nëse ai nuk e dekreton sot, do të duhen edhe 15 ditë për të hyrë në fuqi. Kjo amnisti e humbi kuptimin për fundvitin dhe tashmë i bie që kjo amnisti të ketë vlerë për 14 shkurtin, ditën e të dashuruarve”, u shpreh Vishaj për gazetën “Shqip”.

Vishaj sqaron se ky rast nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë, pasi supozohet që të burgosurit të përfitojnë nga amnistia në fundvit.