Të gjithëve na ndodh që të harrojmë për një moment se ku kemi lënë telefonin, çantën apo sende të tjera të përditshmërisë në përmasa më të vogla, për shkak të angazhimeve të shumta që na ndodh të kemi në një ditë.

Ju nuk do ta besoni por ka dhe nga ata njerëz që janë më dobët se ne me kujtesën, aq dobët sa mund të harrojnë për 20 vite me radhë se ku kanë parkuar makinën.

Ju duket e padëgjuar? Me siguri që po, por besojeni sepse është e vërtetë!

Kjo gjë i ka ndodhur një shoferi gjerman i cili nuk mbante mend se ku kishte parkuar makinën tip Volkswagen Passat dhe e mendonte atë të vjedhur.

20 vite më vonë, autoritetet në Frankfurt e gjetën makinën në garazhin e një ndërtese që ishte vendosur për tu prishur, dhe telefonuan 76-vjeçarin, i cili nuk do mend që është gëzuar pa masë!