Padyshim që të gjithëve u kujtohet veshja e Bleona Qeretit në formë rrjete, rreth 3 vjet më parë. Kësaj here ajo po përgatitet për të marrë pjesë në “white party”, ku do të vishet me… metal. Por kjo nuk është hera e parë që këngëtarja ekstravagante zgjedh një veshje të tillë. Ajo është paraqitur me një look metalik të bronztë në “Grammy Awards 2015”.

Tani bëhet fjalë për një party të bardhë dhe padyshim që edhe ngjyra e zgjedhur duhet të jetë e tillë. Bleona Qereti duket se do të shokojë në festën legjendare, ku do të marrin pjesë shumë yje të muzikës botërore si Lady Gaga, Jeniffer Lopez etj, kur të paraqitet me një ‘maskë’ metali të bardhë të trupit të saj.

Ajo ka postuar së fundmi në profilin e saj në Instagram një video ku shfaqet teksa provon kostumin e metalit, të cilit shprehet se do t’i shtojë edhe diçka në ngjyrë të artë.

Këngëtarja ka vetëm një vërejtje për specialistin e skulpturës, Nick Petronzio, ajo pretendon se gjoksi metalik duhet të ishte pak më i madh.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme.

R.O.