Statuja e Kristiano Ronaldos, në aeroportin që mban emrin e futbollistit portugez ishte skandaloze, por për fatin e mirë, ajo u zëvendësua dhe tashmë është një më e pranueshme për sulmuesin e Realit të Madridit.

Por, akoma më zhgënjyese është statuja e Mikael Esien, e cila është zbuluar në qytetin Acras në Ganë. Puna e skulptorit nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e lojtarit.