Disa të rinj, shqiptarë të Kosovës në bashkëpunim me një fabrikë prodhimi ëmbëlsirash, kanë përgaditur një bakllava gjigande e cila i është shërbyer qytetarëve me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Bakllavaja 2 metra në formën e hartës së Kosovës, përmbante rreth 4.500 copë racione ëmbëlsire e cila u shërbye për qytetarët e Prishtinës.

Organizatorët synojnë të thyejnë rekordin në librin botëror “Guinnes” të cilin aktualisht e mban Turqia.