Pastrimi i shtëpisë nuk ka nevojë gjithmonë për produkte kimike.

Gjithnjë e më shumë njerëz po përdorin metoda natyrale, të thjeshta dhe të sigurta për përditshmërinë.

Sipas këshillave që ndahen nga ekspertja e pastrimit Dominika në rrjetet sociale, disa fruta që i kemi zakonisht në shtëpi mund të bëjnë punë shumë të mirë për pastrim.

Grejpfruti mund të përdoret për banjën.

Mjafton ta ndani në dy pjesë dhe ta përdorni bashkë me pak kripë për të fërkuar sipërfaqet si lavamani apo vaska.

Ai ndihmon në largimin e njollave, gëlqeres dhe aromave të pakëndshme.

Lëngu i limonit është një zgjidhje e thjeshtë për pastrimin e mikrovalës dhe furrës.

Duke e përzier me ujë dhe duke e ngrohur për disa minuta, krijohet avull që ndihmon në zbutjen e papastërtive, duke e bërë më të lehtë pastrimin.

Limoni ndihmon edhe për të larguar aromat nga enëlarësja dhe për të pastruar dërrasat e prerjes.

Ndërsa lëvorja e bananes mund të përdoret për këpucët prej lëkure. Duke i fërkuar lehtë me pjesën e brendshme të lëvores dhe më pas me një leckë, këpucët marrin shkëlqim dhe mbrohen më mirë.

Këto mënyra të thjeshta tregojnë se pastrimi mund të bëhet edhe me produkte natyrale, pa pasur nevojë për shumë kimikate në shtëpi.