19 nëntor 2015 – Italia hedh një hap të rëndësishëm në luftën kundër piraterisë së eventeve sportive, duke i thënë stop transmetimit falas në internet të ndeshjeve të Serisë A, në atë që në Shqipëri jemi mësuar ta quajmë rëndom “livestream”.
Vendimi në fjalë ka ardhur nga Gjykata e Milanos që ka urdhëruar një nga Kompanitë më të mëdha furnizuese të Internetit që t’iu ndalojë të gjithë klientëve të saj aksesin në faqen “it.rojadirecta.eu”. Një ndër faqet kryesore italiane që shkelte sistematikisht të drejtat e autorit për ndeshjet e Serisë A.
Lajmi u bë i ditur nga Kompania e madhe televizive “Mediaset” në një komunikatë shtypi në të cilën shkruhet vec të tjerash.
“Në këtë kontekst gjykata milaneze e detyron Kompaninë e Internetit që të fshijë menjëherë të gjitha faqet me emrin “rojadirecta”, pavarësisht nga shteti në të cilin janë regjistruar. Gjykatësi veç të tjerash caktoi një penalitet financiar prej 30 mijë Eurosh për çdo ditë vonesë në ekzekutimin e këtij detyrimi”.
/portali DurresLajm/