17 dhjetor 2014 –  Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai serb Aleksandar Vucic duket sikur e kanë harruar përplasjen që patën më 10 nëntor për Kosovën gjatë vizitës që shefi i qeverisë shqiptare bëri në Beograd. Më shumë se një muaj më pas, dy kryeministrat kanë nisur të shkëmbejnë buzëqeshje në publik, ndërsa ministrat e transporteve nënshkruanin një marrëveshje për njohjen e patentave.

Mediat raportojnë se mes Ramës dhe Vuçiç është diskutuar edhe për një vizitë të kreut të qeverisë serbe në Tiranë.

/lapsi.al/