DURRËS, 10 nëntor 2014– Pas aksidentit, reperi shqiptar Noizy u është rikthyer club-eve për të performuar live. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari në Instagram, ku ka ftuar të gjithë shqiptarët për t’iu bashkangjitur mbrëmjen e së shtunës në një club. Me anë të këtij statusi ai vërteton se po rikuperohet shumë shpejt. Noizy u aksidentua me makinë mbrëmjen e së enjtes në autostradën Tiranë–Durrës, në vendin e quajtur rreth–rrotullimi i Fllakës.





