Partia Demokratike këtë sesion të ri parlamentar do të ketë dhe kryetarin e saj në Kuvend. Lulzim Basha rikthehet në Kuvend pas 6 viteve.
Basha kërkoi të mbante fjalën por sipas rregullores së Kuvendit, nuk lejohen diskutime deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Përzgjedhja e kryetarit bëhet pa debat.
Kur gazetarët ia kujtuan, Basha tha: Mesa duket e kam harruar procedurën sepse unë kam 6 vjet pa qenë në Kuvend.
Se përse e kërkoi fjalën, Basha tha se gazetarët do ta mësonin në seancën e pasdites
Dhe në seancën e pasdites që nisi rreth orës 18:00, duket se i është “përveshur punës” për të lexuar Rregulloren e Kuvendit. Të paktën, kështu duket në fotot e siguruara nga 'Ora News'.





