Një zënkë martesore është transmetuar direkt në Facebook midis tenistit të famshëm Novak Jokovic dhe bashkëshortes së tij Jelena Ristic.

Në fakt çifti nuk e dinte që ishin live, ndërkohë që po grindeshin me njëri-tjetrin. Jelena po regjistronte Novak gjatë stërvitjes, kur ai afrohet dhe pasi falënderon ndjekësit, ia merr telefonin nga duart, çka ka shkaktuar zemërimin e Jelenës.

Ajo i është kthyer me fjalët: “Ku përfunduan normat e edukatës?”…Ndërkohë që kamera ishte ende ndezur.

Shikoni për më shumë videon e mëposhtme.