Një apartament në katin e dytë të një pallati në lagjen “Visarion Xhuvani” është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një ngrohëseje që ishte harruar ndezur. Dy zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes duke lokalizuar dhe fikur zjarrin.

Si pasojë e flakëve, raportohet për dëme të shumta materiale.