Princi Harry dhe Meghan Markle shijuan një natë në një koncert të Jack Johnson këtë javë. Kjo është dalja e tyre e parë që nga kthimi në SHBA pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it ndoqën këngëtarin amerikan, më i njohur për hitin e tij të vitit 2006 Better Together, duke performuar në Santa Barbara Boël në Kaliforni.

Dyshja ishin në një seksion privat të koncertit mbrëmjen e së mërkurës me dhjetë persona të tjerë me të cilët u panë duke biseduar.

Sipas TMZ, Harry dhe Meghan vallëzuan gjatë koncertit, me Dukën e Sussex-it që i vendosi krahun rreth belit dukeshës.

Sussex-ët u fotografuan edhe me artistë të tjerë, përfshirë këngëtaren Paula Fuga dhe Ron Artis II.