Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan ishin të ftuar surprizë në premierën e filmit dedikuar Bob Marleyt. Princi Harry dhe Meghan u fotografuan me kryeministrin xhamajkan, Andrew Holness, në shfaqjen e filmit Bob Marley: One Love.
Me shfaqjen e tyre në tapetin e kuq, Harry dhe Meghan iu bashkuan aktorëve dhe muzikantëve për të parë filmin duke kujtuar jetën e yllit të muzikës, Marley. Në filmin që do të dalë në Mbretërinë e Bahkuar muajin e ardhshëm, aktori Kingsley Ben-Adir do të luajë rolin e Bob Marley.
Ndërkohë, kryeministri i Xhamajkës, Holness, përshëndeti përmes një postimi në rrjetet sociale ndikimin e qëndrueshëm të punës së Bob Marleyt, duke njohur rëndësinë e kontributit të tij në bisedat globale mbi paqen, dashurinë dhe ndryshimet shoqërore.