Princi Harry, i cili hoqi dorë nga detyrat mbretërore në vitin 2020 së bashku me Meghan Markle, mbajti një fjalim në Upfront Summit në Los Angeles.

Gjatë fjalimit, Duka i Sissex-it tha:

“Asnjëherë nuk më është lejuar të votoj”, duke theksuar se, ndonëse nuk ka një ligj që ndalon anëtarët e familjes mbretërore të votojnë, ata tradicionalisht mbeten neutralë politikisht.

Ai foli edhe për ndryshimet në jetën e tij pasi u zhvendos në SHBA, duke thënë se më parë fokusi i tij ishte tek bamirësia, ndërsa tani po punon edhe për zgjidhje parandaluese që trajtojnë problemet para se të bëhen më të mëdha.

Megjithatë, ai theksoi se shërbimi ndaj të tjerëve mbetet thelbësor në punën e tij.