10 gusht 2015 – Harta e ngjyrosur me të zezë që shihet në foto zbulon planin e ISIS-it për të pushtuar botën deri në vitin 2020.

Sipas hartës, grupi terrorist islamik synon të kontrollojë Lindjen e Mesme dhe një pjesë të Europës. Shteti Islamik duket se merr nën kontroll gjithë Ballkanin, pjesë e së cilës është dhe vendi ynë Shqipëria. Në hartë, pjesa e Ballkanit merr një emër tjetër, do të quhet “Orobpa”, shkruan prestigjiozja "The Mirror".

Gazetari i BBC-së, Andrew Hosken, është autori i një libri të ri që titullohet “Mbretëria e frikës: Brenda Shtetit Islamik”, e cila përfshin dhe hartën ku vizatohen zonat që ISIS ka plan t’i marrë nën kontroll. Sipas tij, kalifati do të marrë nën kontroll shtetet nga Spanja në Perëndim, deri në kufijtë e Kinës në Lindje.

ISIS tashmë ka 50 mijë anëtarë dhe disponon asete dhe të ardhura në shumën e 2 miliardë dollarëve, kjo falë kontrollit që ka në fushat e naftës dhe të gazit në Irak dhe në Siri.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/