Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë ankimimin e Dhomës së Avokatisë në lidhje me hartën e re gjyqësore.
Dhoma Kombëtare e Avokatisë e çoi në GJK hartën e re të gjyqësorit me pretendimin se cënohet e drejta e qytetarëve për të marrë akses në drejtësi. Avokatët madje para disa muaj bën edhe një protestë në lidhje me shpërndarjen e re të gjykatave në Shqipëri. Ankimues përveç tyre ishte edhe Komuniteti i Helsinkit.
Por GJK doli me një vendim në lidhje me këtë çështje diten e sotme. Në seancë Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë pretendimet e Dhomës së Avokatisë, duke u shprehur se nuk cënohen të drejtat e qytetarëve për të pasur akses në drejtësi me hartën e re gjyqësore.
Gjithashtu, sipas GJK nuk cënohet nga kjo hartë as edhe barazia para ligjit, pasi Dhoma e Avokatisë pretendonte se me shpërndarjen e re të gjykatave, të drejtën për të përfituar nga drejtësia mund ta kenë vetëm shtresa të caktuara shoqërore.