Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar fazën e dytë të implementimit të hartës së re gjyqësore.
Vasili shkruan në rrjetet sociale se nga sot mijëra qytetarëve ju hiqet aksesi për drejtësi, duke shtuar zvarritjet pa fund dhe duke rritur kostot.
Ai shkruan se kjo reformë është një anti reformë e rrezikshme sepse pengon rritjen e aksesit dhe nuk ka vlerësuar shpërndarjen e popullatës.
“Kjo Harte e re Gjyqesore nuk merr parasysh nje nga problematikat me delikate sic është largësia gjeografike, që shumë qytetarë kanë nga Gjykatat dhe si mundësitë e kufizuara të transportit dhe ato financiare individuale per te perballuar kete transport te larget dhe absurd”, shkruan Vasili.
Deklarata e plotë e Petrit Vasilit
Shume e rende, nga sot mijra qytetareve ju hiqen 9 gjykata dhe prokurori! Nga sot Gjykatat e Shkallës së Parë mbyllen ne Tropojë Mat, Kurbin, Pukë, Krujë , Kavajë, Lushnjë, Përmet edhe Pogradec.
Ç’reforma ne drejtesi ju shkaterroi qytetareve aksesin per drejtesi, shtoi zvarritjet pa fund, ju rriti kostot thjesht po i lë realisht pa drejtesi.
Kjo Harte gjyqesore eshte nje antireforme e rrezikshme sepse:
Kjo Harte Gjyqesore pengon rritjen e aksesit, cilësisë dhe reduktimin e kostove për qytetarët në marrjen e drejtësisë dhe në respektim të së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor.
Kjo Harte e re Gjyqesore nuk ka vlerësuar shpërndarjen dhe përqëndrimin e popullatës në njësitë administrative të secilës bashki dhe ka krijuar shpërndarje absurde të gjykatave sipas këtij gjoja riorganizimi te ri.
Kjo Harte e re Gjyqesore nuk merr parasysh nje nga problematikat me delikate sic është largësia gjeografike, që shumë qytetarë kanë nga Gjykatat dhe si mundësitë e kufizuara të transportit dhe ato financiare individuale per te perballuar kete transport te larget dhe absurd.
Kjo Harte e tille arbitrare shkakton realisht asgjesimin e mundesise reale per akses te lehtesuar ne drejtesi dhe realizimin e vertete te barazise perpara ligjit e te pa ndikuar nga asnje faktor social ekonomik, qe krijon pabarazi.