Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale është mbledhur këtë të hënë për të diskutuar hartën e re territoriale.

Ekspertët e opozitës, Agron Haxhimali dhe Roland Bejko thanë se duhet të hiqen qarqet dhe të bëhen gjashtë ose tre rajone. Po ashtu Haxhimali propozoi që të rikthehet një ministri për pushtetin vendor.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë publikuar dy opsionet për ndarjen e rajoneve në kuadër të propozimit të draftit për Reformën e re Territoriale.

Opsioni 1: 6 Rajone, Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.)

Opsioni 2: 3 rajone: Rajoni Adriatikut (Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës) Rajoni Adriatiko-Jonian(Tiranë, Durrës Elbasan), Rajoni Jonian (Vlorë, Korçë, Gjirokastër).

Më parë, grupimi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj në Partinë Demokratike ka propozuar rritjen e numrit të bashkive nga 61 në 92 bashki dhe uljen e numrit të qarqeve nga 12 në 6.

Ndërsa grupimi i Berishës kërkon 95 bashki dhe 5 rajone.