Një situatë që shpresojmë mos ta kalojmë kurrë, por që mund t’ju ketë shkuar në mendje të paktën nga zhvillimet e fundit në botë.

Pra, çfarë do të ndodhte nëse një bombë bërthamore do të hidhej në cilindo qytet të botës?

Një hartë e re ndërvepruese tregon objektivin e tmerrshëm të një shpërthimi bërthamore për çdo zonë, duke treguar saktësisht përhapjen e rrezes, rrezatimin, tronditjen dhe nxehtësinë nisur nga ajo e hedhur në Hiroshima, 15 KT “Little Boy”.

Një mjet i tillë i krijuar nga Outrider Foundation të ofron mundësinë të vendosësh vendndodhjen tënde për të simuluar një shpërthim bërthamor (tek ky link mund ta provoni për çdo qytet që dëshironi: https://outrider.org).

Gjithashtu mund të zgjidhni dhe mes katër llojeve të ndryshme bombash, ku më e madhja është ajo e Bashkimit Sovjetik, 50 000 KT Tsar Bomba.

Nëse një W-87 do të binte në Durrws, efektet do të ishin shumë të rënda.

Për pasojë do të vdisnin 74 330 persona e do të plagoseshin 20 885 persona.

Nëse do të bëhej fjalë për Tsar Bomb efektet do të ishin edhe më katastrofale; rreth 173 mijë persona të vdekur dhe rreth 250 mijë të plagosur.