Në 5 ditë emigrantët shqiptarë kanë dorëzuar 20 245 kërkesa për regjistrim në listën e zgjedhësve të votuesve nga jashtë, teksa kanë kohë për plotësimin e formularit elektronik në aplikacionin e KQZ deri më 4 mars.

Më të interesuarit duken shqiptarët e Italisë me 6197 kërkesa, pasuar nga Greqia dhe Gjermania në tre vendet e para. Por këtë mundësi të dhënë për herë të parë për shqiptarët në të gjithë globin po e shfrytëzojnë edhe ata që jetojnë në shtete të vogla deri në ishuj, si p.sh 4 kërkesa nga shqiptarët në Guadalupe, 2 nga Antigua dhe Barbuda, 1 kërkesë nga Gauna, Zambia apo ishujt Fixhi… Të dhënat gjinore tregojnë se meshkujt mbizotërojnë me kërkesat për të ushtruar të drejtën e votës, me 67%.

Regjistrimi online i votuesve jashtë territorit shqiptar për zgjedhjet e 11 majit është hapi i parë për të ushtruar të drejtën e votës ku pranë aplikacionit të KQZ duhen plotësuar të dhënat personale, duke pasur një mjet identifikimi shqiptar ose kartë identiteti ose pasaportë.