Në një kohë që në të gjithë botën po lobohet fort që Kosova të njihet si shtet i pavaraur edhe nga ato vende që se kanë bërë ende një gjë të tillë, në Shqipëri në një aktivitet të organizuar nga Ministria e Turizmin, nën kujdesin e ministres Mirela Kumbaro, Kosova paraqitet në hartë si pjesë e Serbisë.
Por për kryeminstrin Edi Rama nuk përbën aspak shqetësim që në mes të Shqipërisë në një aktivitet qeveritar Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë.
Për të problem janë mediat që e denoncojnë një gjë të tillë.
Sipas kryeministrit Edi Rama, kombin shqiptar nuk e gjeti asgjë e keqe se në 1 minutë u shfaq një hartë, ku Kosova ishte territor i Serbisë, pasi sipas tij Shqipëria nuk është Irani dhe se nuk mund të kontrollojë çdo prezantim që shfaqet në aktivitete të tilla.
“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!
Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh!”, shkruan Rama.