Nga fundjava e nxehtë me diell që dukej sikur na çoi në korrik, moti këtë fillimjavë ka ndryshuar totalisht, duke nisur me reshje shiu. E hëna nis me luhatje temperaturash dhe reshje shiu në disa qytete. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon zonat në të cilat do të ketë sot reshje shiu.

PARASHIKIMI METEO

Sot, e hënë, dt.30 priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Dibër, Korçë dhe Gjirokastër. Ndërsa qarqet e tjera pritet të kenë reshje lokale të dobëta. (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 26 °C

në vendet e ulëta: 17 / 27 °C

në vendet malore: 12 / 23 °C

Zjarret

Sot e hënë, dt.30 pritet nivel “I ULËT” rreziku në disa prej qarqeve të vendit, por me rrezik të moderuar nё zona tё lokalizuara, konkretisht: Lezhë (pj. Perëndimore), Durrës (pj. Qendrore), Tiranë (pj. Qendrore), Elbasan (pj. Perëndimore), Korçë (pj. Lindore) dhe Vlorë (pj. Lindore) (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në pjesën tjetër të territorit pritet nivel “S’KA RREZIK” pёr zjarre nё pyje, por me nivel rreziku lokal të ulët, konkretisht: Shkodër (pj. Jugperëndimore), Berat (pj. Qendrore), Vlorë (pj. Jugore) dhe Gjirokastër (pj. Veriore). Përjashtim bën qarku i Fierit i cili ngelet në nivel rreziku “I MODERUAR”. Niveli më i lartë i rrezikut pritet gjatë pasdites së sotme, ndërsa nesër pritet ulje e nivelit të rrezikut.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

Image may contain: text