Një lojtar i çmendur i lojës FIFA 16 është ndaluar që të luajë me lojërat elektronike pasi babai i tij zbuloi se djali kishte shpenzuar 7386 euro për blerjet e bëra gjatë lojës. P

ërdoruesit e lojës virtuale mund të përforcojnë ekipin e tyre, “Ultimate Team”, duke blerë lojtarë të rinj që ndihmojnë në shtimin e pikëve, por kostoja e të cilëve shkon nga 2.7 euro në 111 euro. Kanadezi Lance Perkins, gjithsesi, ka mbetur i befasuar kur ka parë shumën e shpenzuar nga djali dhe ka vendosur ta ndalojë përgjithmonë këtë të fundit nga përdorimi i lojërave elektronike.