DURRËS, 31 tetor 2014–  Trajneri i Teutës, Hasan Lika është shprehur se edhe pse patëm shumë fat, mendoj fitorja me Flamurtarin ishte e merituar pasi futbollistët luajtën me shpirt dhe sakrifikuan: “Kundërshtarët zhvilluan një ndeshje fantastike duke na vendosur shumë në vështirësi. Merita më e madhe i takon Rizvanit, i cili ka qenë shpëtimtari i portës sonë. Kjo tregon se ne jemi një skuadër që mund të përballojmë çdo kundërshtar. Këto ndeshje kemi pasur probleme me kartona dhe dëmtime. Shabani ishte ndër më të mirët në pjesën e parë, por në të dytën nuk ishte mirë fizikisht. Krasniqi ka luajtur i dëmtuar, duke na ulur shumë ritmin e lojës. Ndaj çdo kundërshtari kemi luajtur mirë,por diku kemi marrë rezultatin dhe diku jo. Kjo fitore vjen në një moment të rëndësishëm”, tha Hasan Lika. Tekniku Hasan Lika ka besim se skuadra e tij do të bëjë një performancë të mirë edhe në ndeshjen e radhës, ku pret të ketë në dispozicion të gjithë kontigjentin. Krahas rezultateve, unë mendoj se skuadra po vjen gjithnjë e në rritje në lojën e saj. Ndodhemi në vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit dhe kjo nuk është normale për një skuadër si Teuta, e cila kërkon gjithnjë të gjendet mes skuadrave pretendente. Personalisht mendoj se krahasuar me atë që kemi dhënë në fushën e lojës vendi i shtatë nuk na shkon për shtat. Në dhjetë ndeshje kampionat duhet të kishim grumbulluar disa pikë më shumë, dhe çështë e vërteta i kemi patur mundësitë. Gjithsesi, fitorja me Flamurtarin besoj se do ta kthej skuadrën në normalitet.” Vllaznia-Teuta do të përballet me Vllazninë në "Loro Boriçi" për javën e 11 të kampionatit. Tekniku Lika e konsideron një ndeshje shumë të vështirë, por ka besim tek skuadra e tij. "Pas fitores me Flamurtarin vëmëndja jonë është përqëndruar tek ndeshja e radhës në Shkodër, ku do të synojmë një tjetër fitore. Vllaznia është një kundërshtar shumë i fortë dhe shumë i vështirë për tu mundur. Ne kemi disa ditë kohë në dispozicion për ta përgatitur si duhet të këtë nbdeshje dhe do të udhëtojmë drejt Shkodrës me qëllimin për të marë maksimumin. Shpresoj që të mos kemi probleme me mungesat, të cilat na kanë shqetësuar jashtë mase gjatë javëve të fundit", tha tekniku i Teutës. Duke vijuar më tej, Lika shprehet se ka fituar disa lojtarë gjatë periudhës që ka patur probleme me mungesat. "Tashmë mund t'u besoj pa frikë thuajse të gjithë lojtarëve. Gjatë kohës që kemi patur mungesa kemi provuar disa lojtarë që nuk kishin luajtur dhe ka rezultuar një provë shumë e mirë. mendoj se kemi një grup lojtarësh, të cilët janë të gjithë dhe papërjashtim të domosdoshëm për skuadrën", përfundoi trajneri Lika.