Në Durrës për të ndjekur ndeshjen Teuta-Tirana ishte edhe një mysafir i veçantë: Igor Kampedeli. Për ata që nuk e njohin, bëhet fjalë për personin që në fund të vitit 2007 u bë president i Çezenës dhe e ngjiti për dy vjet nga Seria C në Serinë A. Në atë Çezenë luanin shumë lojtarë me emër, si Nagatomo, Skeloto, Parolo, Xhakerini, Adrian Mutu dhe Erjon Bogdani. Në vitin 2013 Kampedeli la Çezenën, ku mbajti vetëm një pjesë të vogël të aksioneve, duke u bashkuar me një grup biznesmenësh që blenë klubin portugez Olhanense, por edhe aty ai nuk është aksioner maxhorance. Presidenti i Teutës Edmond Hasanbelliu konfirmon se ish presidenti i Cesenës Igor Campadelli do të jetë një bashkëpuntor i Teutës. Më tej ai ka komentuar edhe ndeshjen me Tiranën:“ Është e vertetë që Campadelli do të jetë një bashkëpunëtor i yni, ai është njëkohsisht menaxher do do të na ndihmojë me levizjen e lojtarëve si për të afruar apo dhe për të transefuar jashtë. Pra bashkëpunimi do të jetë i gjithanshëm, do të bashkëpunojmë në të gjitha drejtimet dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme për klubin. Kemi një projekt i cili duhet cuar në fund me sukses, për këtë arsye kemi afruar dhe trajnerin Beggi për të shkuar sa më larg. Ashtu si u shpreha në prezantimin e tranjerit dhe tani kërkoj nga të gjithë që të mbështesin trajnerin dhe të bëjnë më të mirën e tyre. Sa për ndeshjen mund të them se lojtarët zhvilluan një takim të mirë, dhe pse në disa situata duhet të ishim më konkretë. Por në përgjithësi jam i kënaqur, në atë ndeshje kishim pothuajse tituallarët e sezonit të shkuar dhe asnjë nga afrimet e merkatos nuk e nisi takimin si titullar. Mungesa të rëndësishme ishin dhe Bangal së bashku me Tarik të cilët në ndeshjet e ardhshme do të jënë në dispozicion të tranjerit.” Sa i përket ndeshjes së ardhshme me Kukësin Hasanbelliu e sheh si cdo sfidë tjetër, sipas tij të gjitha ndeshjet Teuta i shikon të barabarta, madje ato në transfertë janë më të lehta për ekipin. “Ndeshja me Kukësin është si të gjithë ndeshjet e tjera, ne cdo takimi i japim rëndësinë e duhur dhe luajmë lojën tonë. Kukësi luan në shtëpinë e vet por ne kemi ekip të mirë dhe do t ëluajmë për të marrë rezultatin tonë e jo të shikojmë kë këmi përballë apo ku luajmë. Teuta luan më mirë jashtë pasi dhe presioni është më i vogël dhe luajnë më të lirshëm, prandaj në ndeshjen me Kukësin pres shumë. Do të kemi të gatshëm dhe afrimet e bëra ne merkaton verore dhe skuadra do të jetë akoma e fortë se në ndeshjen me Tiranën.” Presidenti i “djemve të detit” u bën apel tifozëve që të mbeshteisn ekipin e zemrës pasi në ndeshjen me Tiranën dhe pse kishte tifozë në tribunë prapë numri nuk mund të quhet i kënaqshëm:“Në ndeshjen me Tiranën kishte tifozë por jo numër i kënaqshëm ekipi ka nevojë për përkrahje dhe numri i tyre duhet të jetë më i madh në shkallët e stadiumit. Edhe pse shi tifozët e Tiranës ishin të shumëtë në numër dhe nuk pushuan për asnjë moment së mbështeturi skuadrën e tyre, Shembuj të tillë duhet të ndiqen”.
Hasanbelliu: Campadelli bashkëpunëtor i Teutës, pres më shumë në ndeshjen me Kukësin
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Durrës, një kënd lojërash që bëri bashkë 20 vullnetarë nga 3 vende të ndryshme
Të shtëna me armë pranë rezidencës së Chris Brown, një person përfundon në pranga
Klodit nuk i del inati me Mozën pas daljes nga Ferma VIP
Horoskopi ditor, 3 maj 2026





