Futbollistët e Teutës, janë grumbulluar përsëri për filluar me stërvitjen. Te skuadra durrsake nuk ka pasur lëvizje, por pritet që duke filluar nga nesër të flitet dhe të bisedohet për emra konkretë. Tashmë është zyrtarizuar Raboshta dhe Borshi, ndërkohë që priten edhe disa lojtarë të tjerë. Është vetë presidenti i skuadrës durrsake Edmond Hasanbelliu i cili e konfirmon këtë gjë, sipas tij skuadra do të kompletohet pas grumbullimit. Ai gjithashtu konfirmon dhe emrat e lojtarëve që kanë lënë Teutën si Lukiç, Xhonatan, Jildemar apo dhe Kadriu. “Skuadra është lënë pushim dhe nuk kemi bërë asnjë ndërhyrje, pas grumbullimit të skuadrës do të shikojmë për përforcime, pra që nga nesër do të kemi dhe levizje”. Numri një i durrsakëve i pyetur për emrat e Mockës, apo Lenës se cfarë do të bëhët me ta ai jep të njejtën përgjigjie “Nuk po negociojmë, që nga nesër do të flasim dhe për këta lojtarë apo dhe për të tjerët.” Në këtë mëyrë presidenti i durrsakëve lë çdo gjë të hapur rreth afrimeve apo dhe largimit të ndonjë lojtari. Afrim është dhe ai i mesfushorit të talentuar Shpat Ismajli tashmë është pjesë e skuarës durrsake prej disa muajsh, ai është stërvitur me shkëputje, por është pjesë e familjes së Teutës e në miqësoret e luajtura në Austri ai ka bërë paraqitje mjaft të mira. Për Smajlin edhe trajneri elbasanas Julian Ahmataj, duket i bindur për t’i besuar hapësira në sezonin e ardhshëm. Mesfushori shihet si një investim me vlera për të ardhmen, pasi paraqitja e tij me ekipin e Teutës në miqësoret ku është aktivizuar, ka qenë mjaft e mirë. Teuta nuk blen futbollistë, që nuk e meritojnë një gjë të tillë, afrohen lojtarë të rinj si Raboshta e Borshi, por me dëshirë për të fituar, janë ata lojtarë që u duhet të përballojnë një kampionat të vështirë, të gjatë, ashtu siç bënë dhe sezonin e shkuar. Ecuria e ekipit nuk varet vetëm nga futbollistët që do të afrohen, Teuta ka grupin dhe dihen disa ndërhyrje për të përforcuar dhe për të pasur alternativë dhe kjo është përgjegjësia direkte e trajnerit Ahmataj i cili do ti kalojë në “filtrin” e tij çdo lojtar që mund të provohet apo afrohet për tek Teuta.
Hasanbelliu: Kemi filluar bisedimet për afrimet e lojtarëve
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjes në Katedralen Ortodokse në Durrës (VIDEO)
Paralajmërimi i FMN: Tregu i pasurive të paluajtshme po mbinxehet, bankat të bëjnë kujdes!
Ofendoi në rrjetet sociale personazhin “Fire”, tiktokerja shqiptare dhunohet brutalisht
Shoferi bën manovra të rrezikshme dhe përplaset me pemën gjigante të Krishtlindjes! (VIDEO)





