18gusht 2015 – Çështja e mbrojtësit Arjan Sheta nuk duket kaq e lehtë. Ai ka kërkuar të largohet te Flamurtari, por durrsakët gjithnjë kanë këmbëngulur se ai ka detyrime.Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, ka deklaruar se mbrojtësi i detyrohet durrsakëve 5 mijë euro.“Gjasat që ai të rikthehet te Teuta janë zero. Ai lojtar nuk do të ketë më shanse të veshë fanelën e Teutës, ndërsa na detyrohet 5000 euro”.
Ndërkohë skuadra durrsake është drejt kristalizimit për të qenë një skuadër shembull për të gjitha skuadrat në Kategorinë Superiore. Në përgjithësi skuadra e Teutës ka pasur ndërhyrje në të gjitha repartet e tashmë skuadra e trajnerit Magani duket se është gati për kampionatin.Por Sheta ka “mbetur si gozhdë” te durrsakët, sepse e tradhëtoi Teutën, ndërsa Hasanbelliu këmbëngul se duhet të kthejë në arkën e “djemve të detit” një shumë prej 5000 eurosh. Nga ana tjetër klubi i Flamurtarit ka deklaruar zyrtarisht se Sheta nuk do të bëhet pjesë e vlonjatëve pa zgjidhur më parë problemet me Teutën.