Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Uashington me sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministri shkruan se ky takim rikonfirmoi angazhimin për unitetin transatlantik në përballjen me sfidat globale.

Postimi i plotë i Igli Hasanit:

“Faleminderit Sekretarit  Antony Blinken për samitin historik të NATO-s në Uashington DC, në 75 vjetorin e Aleancës.

Ky takim i rëndësishëm rikonfirmoi angazhimin tonë për unitetin transatlantik në përballjen me sfidat globale.”

Igli Hasani së bashku me kryeministrin Rama dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla morën pjesë në Samitin e NATO-s me rastin e 75 vjetorit të krijimit të aleancës.