Në kuadër të 63-vjetorit të lidhjeve diplomatike, Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Marok, ku u prit nga homologu i tij.

Gjatë kësaj vizite, Hasani dakordësoi për të shtrirë më tej bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërsa Maroku do të finalizojë shumë shpejt procedurat në heqjen e vizave afatshkurtra për shqiptarët.

Deri në fund të vitit do të organizohet një forum biznesi në Tiranë, duke krijuar mundësi për investime të reja.

Ministrat gjithashtu ranë dakord për hapa konkretë në drejtim të bashkëpunimit ekonomik dhe sektorial, përmes promovimit të marrëveshjeve në energjinë e rinovueshme, turizmin dhe sigurinë ushqimore.

Në këtë kuadër, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) midis akademive diplomatike të të dy vendeve, për të forcuar bashkëpunimin në trajnimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të diplomatëve të ardhshëm.

Një tjetër arritje e rëndësishme ishte vendimi për organizimin e një Forumi të Biznesit deri në fund të vitit në Tiranë, duke krijuar mundësi për investime të reja.