Zbardhet shkaku i dhunës së ushtruar nga dy djemtë e Azem Hajdarit ndaj shtetasit Mikel Margjeka. Mësohet se ky i fundit është gjetur nga 19-vjeçari Azem Hajdari duke konsumuar hashash te varri i babait të tij te Varrezat e Dëshmorëve.
Hajdari më pas është konfliktuar me 20-vjeçarin, por disa ditë më vonë Azem dhe Kirjald Hajdari kanë shkuar në një lokal pranë rrethrrotullimit të Saukut ku kanë gjetur Mikel Margjekën. Sipas dëshmisë së të dëmtuarit, dy vëllezërit e kanë qëlluar disa herë duke e plagosur lehtë. Shkak i dhunës së vëllezërve Hajdari ndaj Mikel Margjekës është fakti se ata e kanë marrë si ofendim faktin që i riu po konsumonte cigare hashashi te varri i të atit.
Kirjald Hajdari 32 vjeç dhe Azem Hajdari 19 vjeç, janë ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit, më 2 janar 2018, pasi mbi ta rëndon akuza e “Plagosje e lehtë me dashje”.
Ndërkohë, bëhet e ditur se pas konsultimit me Prokurorinë dhe kryerjes së veprimeve procedurale, djemtë e Azem Hajdarit janë lënë në gjendje të lirë.
Kirjald dhe Azem Hajdari ishin nën shoqërinë e nënës së tyre Fatmira Hajdari, në momentin që u ndaluan nga Policia kufitare e Muriqanit.





