Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka lënë qelinë e burgut dhe ka arritur në vendlindjen e tij, në Burojë.
Sipas Gazeta Express, Thaçit i është aprovuar kërkesa për vizitë nga Gjykata Speciale, për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Thaçi vjen te familja e tij për shkak të gjendjes shëndetësore të prindërve të tij.