17 shkurt 2015 –  Ai që mund të konsiderohet trajneri më i suksesshëm shqiptar i momentit, Besnik Hasi, po has probleme te skuadra e tij. Anderlechti dje barazoi në shtëpi ndaj Mechelenit me rezultat 1-1 dhe Hasi shprehu jo pak nervozën e tij gjatë takimit. Nëpër mediat belge është shpërndarë një foto, ku Besnik Hasi shihet duke goditur një shishe me këmbën e tij.

Ende nuk dihet nëse Hasi nervozizmin e tij e shprehur përgjatë ndonjë rasti të takimit, apo e kishte me lojtarin që po flinte gjumë midis ndeshjes. Besohet se një gjë e tillë do të konfirmohet më vonë dhe në mediat belge dhe do të arrijë një raport zyrtar rreth këtij rasti.