I mirënjohuri Haxhi Ballgjini ka dalë në pension.

Me këtë rast, Forca e Sigurisë Portuale, me të cilët Ballgjini ka punuar vite me rradhë, i ka organizuar një ceremoni të veçantë largimi.

Haxhi Ballgjini është aktivizuar përgjatë viteve 70-80 me ekipet e Lokomotivës dhe Partizanit, por edhe ekipin “Shpresa” dhe kombëtaren shqiptare dhe mbahet mend si një nga mesfushorët më të mirë shqiptarë.

Ai ishte në krye të ekipit të Teutës, në vitin 1994 kur djemtë e detit u shpallën kampionë për herë të parë në histori.

Postimi i plotë i APD:

🏆 Me respekt dhe mirënjohje i uruam pension të mbarë “Mjeshtrit të Madh të Sportit⚽️” Z. Haxhi Ballgjini.

Faleminderit për kontributin dhe përkushtimin e vyer që keni dhënë përgjatë viteve pranë👮🏻‍♂️ Forcës së Sigurisë Portuale!

Pension të mbarë dhe shëndet, Mjeshtër!