Emocionet e ndeshjeve të kombëtares i ka provuar në vetë të parë në vitet ’80, atëherë kur ishte kapiten i saj. Po i përjeton edhe tani me thuajse të njëjtin emocion duke e parë nga afër si tifoz i zjarrtë i saj.

Në përballjen e parë në Eruo 2024 me Italinë, në Dortmund të Gjermanisë, ai ishte aty, në stadium, së bashku me 50 mijë tifozë të tjerë kuqezi, të mbledhur nga shumë vende të botës.

Po flasim për legjendarin Haxhi Ballgjini, me të cilin “DurrësLajm” zhvilloi një intervistë për të mësuar më shumë se si e vlerëson ish-kapiteni i përfaqësueses sonë performancën e djemve të Syrvinho-s në këtë Evropian.

“Unë do ta quaja surprizën më të bukur të Evropianit përfaqësimin deri në këto momente të ekipit tonë kombëtar, për vetë faktin se askush nuk mendonte se në këtë “grup të hekurt” siç është grupi jonë ne do të bënim këtë performancë. Sidomos vlen për t’u theksuar ndeshja me e fundit me Kroacinë, si në lojë dhe në rezultat”.

Ndërsa e vlerëson si kombëtaren më të mirë të të gjitha kohërave, Ballgjini nuk nguron t’i vërë notën 10 edhe tifozëve kuqezi, që kqnë qenë një mbështetje e padiskutueshme për lojtarët tanë në dy ndeshjet e zhvilluara në grup.

“Mu duk vetja sikur isha në Tiranë, pasi gjithë bulevardi i Dortmundit ishte kuqezi, qendra e qytetit gjerman fliste shqip, gjithë stadiumi fliste dhe brohoriste shqip. Mbizotëronte vetëm ngjyra e kuqe.”

Por kë vlerëson si lojtarin më të mirë të ekipit, si e parashikon rezultatin e përballjes me Spanjën apo çfarë kanë të përbashkët përballjet aktuale të kombëtares sonë me ato të ekipeve të mëdha me të ciat përfaqësuesja jonë luante në vitet ’80?

Për të gjitha këto pyetje, por edhe të tjera ish-kapiteni Ballgjini përgjigjet në intervistën e mëposhtme.

M.B.