“Të gjithë drejtuesit e transportit publik, të autobusëve por edhe kamionistët, dhe ata që drejtojnë mjete të rënda do të pajisen me certifikata të aftësimit profesional, para se të qarkullojnë në rrugë. Kjo është një kërkesë e kohës, që aplikohet edhe në vendet e BE-së, me qëllim që të shmangen aksidentet rrugore. Njëkohësisht prej sot hyn në fuqi kodi i ri rrugor me masat ashpërsuese ndaj drejtuesve të mjeteve”, këtë deklaratë dha nga Durrësi ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, i cili inspektoi procedurat në drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor.
Ministri deklaroi se të gjitha shërbimet që kryhen për qytetarët, do të reduktohen me qëllim lehtësimin e procedurave në drejtoritë e shërbimit rrugor.
K.H.





