TIRANE, 19 shkurt 2013– Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Edmond Haxhinasto deklaroi se industria nxjerrëse dhe përpunuese ka shënuar një bilanc pozitiv ndërsa prodhimi vendas është rritur me 13 përqind.
“Garancia e punës që lidhet me standartimizimin e një pune të qëndrueshme dhe këtu kemi shumë për të bërë dhe ka vend për një monitorim të standardeve.
Me rëndësi është arsimi profesional dhe kualifikimi i punonjësve.
Është një investim që ka impakt ekonomik por edhe një impakt të jashtëzakonshëm social për mundësitë e çdo qytetari të kualifikuar për një punë më të qëndrueshme, por edhe sigurisë në punë dhe uljes së aksidenteve në punë.
Një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm është mjedisi”, u shpreh Haxhinasto.