25 nëntor 2013- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, në një deklaratë për shtyp është prononcuar në lidhje me situatën më të fundit kaotike sa i takon kompanisë ajrore “Belle Air”. Sipas tij, situata është krejt e ndryshme nga sa deklarohet nga “Belle Air" dhe se nuk ka bllokim të llogarive bankare të kompanisë. Haxhinasto nënvizoi faktin se një situatë e tillë ka ardhur nga keqmenaxhimi i kompanisë, sikundër sipas tij, “Belle Air” ka detyrime të hershme tatimore.
“Situata është krejt e ndryshme nga sa deklarohet nga kompania “Belle Air”. Nuk ka bllokim të llogarive. Ajo që ka ndodhur është situatë e krijuar nga keq menaxhimi i kompanisë, mungesa e theksuar e transparencës dhe mos plotësimi i detyrimeve, ndonëse është një situatë e privilegjuar, duke kontrolluar 50 % të tregut të fluturimeve. "Belle Air" ka një detyrim të hershëm.Pavarësisht prej kësaj janë bërë përpjekje maksimale për të evituar ditën kur kjo kompani të mos ishte e aftë të realizonte detyrimet qytetarëve. Kompania "Belle Air" arriti në një vendim për të pezulluar fluturimet. Vendimi u mor papritur dhe aspak në interes të qytetarëve”, tha Haxhinasto.
Pavaresisht nga keto vendime te Kompanise Belle Air, institucioni pergjegjes per Aviacionin Civil, AAC, Ministria e Transporteve dhe Infrastruktures, jane duke bere gjithe perpjekjet ligjore per te lehtesuar kete kompani te realizoje detyrimin qe pasagjeret te udhetojne ne destinacionet e tyre.
Deshiroj te theksoj edhe nje here vendosmerine e qeverise shqiptare, per te hapur tregun e aviacionit civil ndaj operatoreve te tjere, ne perputhje me ligjin dhe direktivat e Bashkimit Evropian, me qellim qe qytetareve shqiptare t’u ofrohet sherbim cilesor dhe me kosto te ulet.





