8 janar 2014 – Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto gjatë inspektimit të punimeve në rrugën e Elbasanit tek segmenti rrugor nga Universiteti i Tiranës deri tek rreth rrotullimi i Saukut, ka deklaruar se Qeveria do të verifikojë gjendjen fizike të rrugëve përpara se të nisë shlyerjen e borxhit që u ka kompanive të ndërtimit të rrugëve.
“Ashtu sic u bë i ditur edhe gjatë diskutime për buxhetin ekziston një fond 120 milionë vetëm për detyrimet në infrastrukturë që do të fillojë të shpërndahet menjëherë pasi të kemi përcaktuar procedurën se si do të bëhet kjo shpërndarje. Do të jetë një procedurë mëse transparente, me kritere të qarta por edhe mbi bazën e një verifikimi me teknologjinë më të lartë që ekziston sot të gjendjes fizike të veprave dhe të atyre punëve për të cilat është krijuar borxhi. Pra do bëjmë një verifikim shumë transparent, shumë cilësor, me teknologjinë më të lartë dhe pastaj paralel me të do të realizojmë edhe pagesën e gjithë detyrimeve që kemi të angazhuara në ndërtimin e veprave të infrastrukturës. Dua të përmend filimin e një marrëdhënie të re mes biznesit dhe qeverisë. Do të jetë një marrëdhënie shumë solide, shumë korrekte, një marrëdhënie me detyrime reciproke që do të ketë në bazën e tyre korrektësinë maksimale nga ana e qeverisë për të alokuar buxhetin e duhur por edhe një performancë shumë cilësore nga ana e kompanive realizuese të këtyre projekteve. Qytetarët shqiptarë i paguajë taksat dhe ato duhet të respektohen me cilësinë më të lartë të punimeve” u shpreh Haxhinasto.





