Në prag të garës së Çmimit të Madh të Francës, që zhvillohet ditën e diel në pistën e La Mansh, të gjithë pilotët e Moto GP kanë dërguar një mesazh për ish-kolegun e tyre, Nicky Haiden, i aksidentuar dy ditë më parë teksa shëtiste me biçikletë në Itali.

Hayden është në gjendje të rëndë, në rrezik për jetën, teksa prej 48 orësh është në sallën e reanimacionit, në një spital në Rimini.“Një lajm i tmerrshëm, që na ka mërzitur pa masë, ndaj shpresojmë që ai të kalojë këtë moment të vështirë të jetës së tij. Lutemi për të”, tha Valentino Rossi, që ka dueluar me Hayden dhe 11 vite më parë përballeshin për titullin kampion. Urime për pilotin amerikan, që këtë vit garon në Superbike, kanë ardhur edhe nga pilotët e tjetër të Moto GP.