16 maj 2015 – Hazret Hajdaraj, 24 vjeç u dënua nga Gjykata Mbretërore e Londrës me 18 muaj burg për drogë. Hazreti ishte emigrant ilegal në Angli. Ai u arrestua me kokainë (pastërtia 88%) të fshehur në një palë çorape në kroskotin e makinës. Kur e arrestoi, policia i kapi edhe 1 000 stërlina, që dyshohet se janë fryt i shitjes së drogës. Hazreti, pasi të kryejë dënimin, do të dëbohet për në Shqipëri.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/