Rubin Hebaj, falë golit të shënuar, që vulosi kualifikimin e Teutës në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ishte njeriu u ndeshjes. Sulmuesi shkodran u shpreh:
“Jam më i lumtur për kualifikimin. Na duhej, që të jemi më të qetë në kampionat. Shpresojmë të vazhdojmë të bëjmë siç bëmë në Korçë dhe Elbasanin. Të përgatisim sa më mirë ndeshjet dhe të bëjmë maksimumin.”
Pjesëmarrja në Europë: “Me Kupën rruga është më e afërt drejt Europës, por edhe në kampionat mund ta arrijmë. Shpresojmë ta fitojmë Kupën.
”Presioni i sulmuesit: “Është përgjegjësi për mua dhe nuk më frikëson, duhet të mësoj të luaj nën presion. Shpresoj të vazhdoj me gola dhe ta ndihmoj sa më shumë ekipin.”