Një person ka hedhur nga kati i shtatë i banesës së tij një bombol gazi, sapo ka konstatuar rrjedhje gazi.

Fatmirësisht, nga veprimi i tij tejet të rrezikshëm nuk pati të lënduar, ndërkohë zjarrfikëset kanë mundur të neutralizojnë zonën dhe të vënë nën kontroll situatën.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, kur në banesë ndodhej vetëm kryefamiljari.