TIRANË, 9 prill 2013 – Xhelozia ka qenë shkaku kryesor që ka shtyrë një të ri 28 vjeçar të hedhë nga shkallët të dashurën e tij, me të cilën bashkëjetonte.
Burime të policisë së Tiranës bëjnë të ditur se 28 vjeçari Ariz Z. ka goditur me shkelm dhe ka hedhur nga shkallët bashkëjetuesen e tij, 18-vjeçaren Xhensila D. pas konflikteve për shkaqe xhelozie.
Rënia nga shkallët i ka shkaktuar 18 vjeçares lëndime të shumta dhe aktualisht ajo ndodhet e shtruar në spitalin ushtarak, nën trajtim intensiv mjekësor.
Ndërkohë mësohet se 28 vjeçari është shoqëruar në komisariatin nr 3 të kryeqytetit për të dhënë shpjegimet përkatëse për ngjarjen dhe po procedohet në gjendje të lirë. Ngjarja është regjistruar në rrugën ‘Llazar Shapatini’ mbrapa zonës së Spitalit Ushtarak.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





