SHBA, 26 mars 2013 – Hugh Hefner thotë se ka qënë në shtrat me mbi një mijë femra gjatë jetës së tij.

Krjuesi i revistës Playboy, tashmë 86-vjeç u martua për herë të tretë në dhjetor të vitit të kaluar.

Ai shprehet, se gjithmonë ka qënë besnik gjatë martesave por e ka “kompensuar” mungesën e seksit me femra të tjera kur ka qënë i vetëm.

“Me sa femra kam fjetur? Si mund ta di? Me mbi një mijë, sigurisht. Kishte zhurmë në jetën time kur u martova, por kur isha i martuar kurrë nuk kam tradhëtuar. Por e kam kompensuar këtë kur nuk isha i martuar. Ju duhet të qëndroni besnik”,- ka thënë Hefner.