Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se qasja e Uashingtonit në raport me Iranin mbetet e ashpër.
“Ne negociojmë me bomba”, u shpreh ai, duke komentuar mbi mundësinë e negociatave mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Hegseth shtoi se “kurrë në histori” një forcë ushtarake moderne si Irani nuk është “zhdukur” me një shpejtësi të tillë, duke nënvizuar epërsinë ushtarake amerikane në konflikt.
Nga ana tjetër, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi këtë pasdite se lufta me Iranin është fituar. Ai theksoi gjithashtu se Irani i ka dhënë SHBA-së një “çmim të rëndësishëm”, me vlerë të madhe financiare, në lidhje me sektorin e naftës dhe gazit.





