DURRËS, 4 nëntor 2014– Hekri Domi vetëm 20 vjeç u dënua me 4 vjet e 10 muaj burg nga Gjykata e Udines në Itali. Ai i kishte grabitur me dhunë arkëtares së një supermerkati në Udine 355 euro nga kasa duke i vënë thikën në fyt. Madje e kishte prerë lehtë në fyt arkëtaren.
Hekri në vitin 2013 në Friuli kishte kërcënuar me thikë të dashurin e ri të ish-partneres së vet. I kishte rrëmbyer 50 euro dhe një varëse floriri duke i kërkuar 500 euro të tjera për t’i kthyer varësen dhe për ta lejuar, që të kishte marëdhënie me ish-të dashurën e Hekrit. Gjykata italiane në këtë rast e dënoi Hekrin me 2 vjet e 6 muaj burg. Ai pas 8 muajsh doli nga burgu nëpërmjet shërbimit të provës. Kësaj rradhe Hekri do ta ketë më të vështirë për të dalë nga burgu pa kryer të gjithë dënimin e dhënë nga gjykata.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





