Administrata e Hekurudhës Shqiptare edhe pse në kushte ekstreme të të nxehtit i është  përgjigjur thirrjes për të dhuruar gjak vullnetarisht për grupin e talasemikëve. Dhurimi i gjakut është bërë në ambientet e kësaj drejtorie në Durrës. 

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, e gjithë administrata e Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhës, duke përfshirë specialistë dhe drejtues kanë dhuruar gjak pas thirrjes që bëri pak ditë më parë spitali i Lushnjës, që njoftoi se 600 pacientë që vuajnë nga talasemia janë në emergjencë për plotësimin e tyre me gjak. 

Pavarësisht se midis dhuruesve të gjakut ka patur edhe debulesë për shkak të të nxehtit, kërkesës iu përgjigjën të gjithë pa përjashtim.

Dhurimi i gjakut në muajin e nxehtë të gushtit është më shumë se një sakrificë nga ana e vullnetarëve të dhurimit të gjakut. 

K.H.