DURRES, 16 qershor 2013 – Një tjetër tren do i shtohet linjës Tiranë- Durrës në sezonin e verës. Në drejtorinë e përgjithsme të Hekurudhave Shqiptare mësojmë se përgjatë dy muajve linja Tiranë- Durrës do të ketë gjashtë trena, nga pesë që ka zakonisht.

Drejtori i Përgjithshëm i HSH-re Zamir Ramadani, shpjegon se, ka vënë në  punë specialistët e saj për të hartuar një grafik të ri për lëvizjen e trenave nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas. 

"Numri i atyre që kanë zgjedhur të udhëtojnë me tren drejt plazhit të Durrësit  vitin e kaluar ka qenë mjaft i lartë, ndaj në këtë kuadër edhe për këtë sezon  Drejtoria  e Përgjithshme e Hekurudhave,  ka  menduar ndryshimin e  grafikut të lëvizjes së trenave në favor të udhëtarëve", tha Ramadani.  

Treni shtesë i cili do të niset nga Tirana,do të ketë orën e nisjes në 07.30, ndërsa kthimi nga Durrësi do të jetë në orën 19.45. Kjo linjë e re, sipas Ramadanit, do të funksionojë për dy muaj duke nisur nga e diela e 23 qershorit të këtij viti.  

Nga hyrja në linjë e një treni shtesë dhe ndryshimit të orareve të lëvizjes do të jenë të favorizuar pasagjerë të kryeqytetit, por edhe rrethinave të tjera, të cilët frkunetojnë plazhit e Durrësit gjatë stinës së verës.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/