Helenida Sava është kryetarja e re e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Durrës.
Për herë të parë, FRPD-ja e Durrësit përfaqësohet nga një vajzë duke sjellë kështu një imazh të ri tek të rinjtë demokratë durrsakë.
Përmes parimit “një anëtar, një votë”, anëtarët e Forumit Rinor të PD-së në Durrës zgjodhën kryetaren e tyre mes dy kandidatëve të tjerë, Spartak Haçkovija dhe Artion Barjamaj.
Pas përfundimit të garës, kreu i PD-së së Durrësit Osman Stafa ka përgëzuar Savën, e gjithashtu edhe dy garuesit e tjerë për garën e fortë dhe dinjitoze.
“Një proces i shkëlqyer, një zgjedhje brilante!
Ky ishte përfundimi i votime për kreun e FRPD-s Durrës.
Rinia demokrate shpalosi frymë përgjegjësie, siguri dhe bindje për një të sotme reaguese dhe një të nesërme të sigurt.
Urime Helenida Sava, kryetare e zgjedhur e FRPD-së Dega Durrës. Përgëzime gjithashtu Artionit dhe Spartakut për garën e fortë dhe dinjitoze. Mbrëmë forca dhe shpirti i rinisë demokrate durrsake u dhanë shpresë qytetarëve në këto momente të dhimbshme dhe të vështira ekonomike dhe sociale”, shkruan Stafa në Facebook.
S.L.





